Fond Vazal i Albin Kurtit!

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 10:04 | Nga Xhevdet Smakiqi

Pritjet për zhvillimin ekonomik vetëm për Gani Jakupat

Fondi do të jetë sovran dhe do t’i kënaq vetëm 7 anëtaret e Bordit Mbikëqyrës te Fondit Vazal të Albin Kurtit dhe 4 Kryeshefat Ekzekutiv/ Gani Jakupat me nga 7500€ në muaj që do t’i emërojë sipas dëshirës së tij Albin Kurti kinse nga Kuvendi i Kosovës.

Ligji i miratuar nga deputetët makina të votimit të Albin Kurtit për Fondin sovran/vazal i Albin Kurtit bie ndesh me:

1. Nenin 3 të Kushtetutës (Barazia para ligjit)

2. Me nenin 7 të Kushtetutës (Vlerat)

3. Nenin 10 të kushtetutës ( Ekonomia e lirë e tregut)

4. Bie ndesh me nenin 119 paragrafi 3 te Kushtetutës (Marrëdhëniet Ekonomike)

5. Me nenin 3 të Ligjit te Prokurimit ( Shfrytëzimi i fondeve publike)

6. Me Ligji për Ndërmarrjet Publike ne fuqi

7. Me Ligjin Për Shoqëritë Tregtare.

Ky Ligj do të vendos në diskriminim të hapur ndërmarrjet publike dhe private që kinse do të administrohen nga Fondi Vazal.

Ky Ligj do të ua mundësoi 11 Gani Jakupave t’i bëjnë rrush e kumbulla qindra miliona euro fillimisht te 6 NPQ-ve si KEK-ut, TK sh.a, Infrakosin,  Trepçen, Posten pa përdorur Ligjin e Prokurimit Publik.

Ky ligj ua  mundëson 11 Gani Jakupave me shpërnda edhe miliona euro kinse ndërmarrjeve private kampione.

Ky Ligj i miratuar nëse do te zbatohet do t’i shndërroi 11 Gani Jakupat ne oligarkë kurse Albin Kurtin ne Superoligark.

Të ngjashme