Fondacioni Jahjaga dhe QPDG shpërndanë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 17:10 | Nga

Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, shpërndanë 200 pako ushqimore në këtë komunë, të shtunën, me datë 26 maj, me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, për 200 familje në nevojë.

Kjo ndihmë bujare u mundësua nga tri organizata humanitare nga Emiratet e Bashkuara Arabe : Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation,  UAE Red Crescent dhe Fondacioni Bamirës e Humanitar Zayed Bin Sultan Al-Nahayan, përmes Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë.

Fondacioni Jahjaga dhe Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas janë falenderuese ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe tri organizatave humanitare që ndihmuan familjet në nevoje të Komunës së Drenasit.

Kjo ndihmë do të vazhdojë edhe nesër më 29 maj, në Komunën e Gjakovës ku do të ndahen ndihma për 300 familje në nevojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme