Ekonomia Online
FUNDIT

Fondacioni britanik prezanton projektin edhe në LDK

Fondacioni britanik prezanton projektin edhe në LDK

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritën një delegacion të fondacionit britanik “Westminister Foundation for Democracy”, në përbërjen e të cilit ishin: Devin O’Shaughnessy, Drejtor i Programit – WFD, Chris Levick- Menaxher i programit për zyret në Evropë dhe Azinë Qëndrore, Blerim Vela-udhëheqës i zyrës në Kosovë ,ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connel. Në […]

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritën një delegacion të fondacionit britanik “Westminister Foundation for Democracy”, në përbërjen e të cilit ishin: Devin O’Shaughnessy, Drejtor i Programit – WFD, Chris Levick- Menaxher i programit për zyret në Evropë dhe Azinë Qëndrore, Blerim Vela-udhëheqës i zyrës në Kosovë ,ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connel.

Në këtë takim Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti dhe deputetja Njomza Emini, informuan delegacionin për historikun, funksionimin, nevojat dhe objektivat e LDK-së.

Gjatë këtij takimi u identifikuan fushat në të cilat mund të ketë bashkëpunim në mes të LDK-së dhe këtij fondacioni.

Kjo vizitë ishte në kuadër të fushatës për në lansimin e projektit për përkrahjen e zhvillimeve të partive në Kosovë.

Të ngjashme