Trajneri i klubit italian beson se “Giallorossi” do ta blejnë përfundimisht kartonin e qendërmbrojtësit anglez
Trajneri i Romës, Paulo Fonseca thotë se do të donte ta shohë në ekipin e tij Chris Smallingun edhe sezonin e ardhshëm.
Qendërmbrojtësi anglez ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon tek “Giallorossi”, ku është i huazuar nga Manchester Unitedi.
Edhe pse Roma po has në vështirësi për ta mbajtur 30 vjeçarin, Fonseca shpreson që klubi nga Serie A ta gjejë mënyrën për ta mbajtur mbrojtësin stabil.
Për Smallingun, “Djajtë e Kuq” i kërkojnë 20 milionë euro.
Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Arsenali.