Revista “Forbes” ka publikuar listën e të famshmëve më të paguar për 2020-n, me mogulen e bukurisë, Kylie Jenner, që mban vendin e parë.
Ajo ka fituar 590 milionë dollarë nga shitja e 51% të aksioneve të firmës së saj të kozmetikës Coty në janar. Kunati i saj, reperi Kanye West renditet i dyti në listë me 170 milionë dollarë falë një pjese të madhe të fitimeve nga bashkëpunimi i Yeezy me Adidas.
Ylli sportiv, Roger Federer, renditet i treti me 106.3 milionë dollarë. Kjo e bën atë tenistin e parë që renditet në krye, në mesin e shumë sportistëve në listë.
Cristiano Ronaldo, i cili zë vendin e 4-të me 105 milionë dollarë fitim, është i vetmi miliarder i një sporti skuadre, që fitoi 1 miliard dollarë gjatë karrierës.
Lista e plotë:
#1 Kylie Jenner – $ 590 milionë
#2 Kanye West – $ 170 milionë
#3 Roger Federer – $ 106.3 milionë
#4 Cristiano Ronaldo – $ 105 milion
#5 Lionel Messi – $ 104 milionë
#6 Tyler Perry – $ 97 milionë
#7 Neymar – $ 95.5 milionë
#8 Howard Stern – $ 90 milionë
#9 LeBron James – $ 88.2 milionë
#10 Dwayne Johnson – $87.5 milionë
#11 Rush Limbaugh – $ 85 milionë
#12 Ellen DeGeneres – $ 84 milionë
#13 Bill Simmons – $ 82.5 milionë
#14 Elton John – $ 81 milionë
#15 James Patterson – $ 80 milionë
# 16 Stephen Curry – $ 74.4 milionë
# 17 Ariana Grande – $ 72 milionë
# 18 Ryan Reynolds – $ 71.5 milionë
# 19 Gordon Ramsay – 70 milionë dollarë
# 20 Jonas Brothers – 68.5 milionë dollarë