Forca të shumta të Njësisë Speciale nisen drejt veriut

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 09:53 | Nga

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë mëngjesin e së hënën duke shkuar drejt veriut të vendit.

Dhjetëra autoblinda e vetura te Policisë janë nisur nga Prishtina për në Jarinje, ndërsa kanë marrë urdhër nga drejtuesit të mos lejojnë hyrjen të territorin e shtetit, të dy ministrave serb, transmeton gazeta Metro.

Ministrin e Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq dhe atë të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, të cilët kishin bërë kërkesë që të hyjnë në Kosovë të hënën.

Lajmi.net mbrëmë ka raportuar se atyre iu është refuzuar kërkesa dhe për shkak të deklaratave lidhur me shtetin e Kosovës.Hyrja i është refuzuar edhe shefit të zyrës për Kosovë në qeverinë serbe Marko Djuriq.

https://video.gjirafa.com/metro?video=policia-niset-per-veri

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme