Forcat ruse vrasin një ushtar ukrainas dhe plagosin dy të tjerë në luftimet në Donbas

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Forcat ushtarake hibride të Rusisë kanë ngritur 16 sulme mbi pozicionet e ushtrisë ukrainase në Donbas gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raporteve një ushtar ukrainas ka përfunduar i vrarë në veprim dhe dy të tjerë të plagosur, njofton Klan Kosova.

”Një ushtar ukrainas u vra dhe dy të tjerë u plagosën në ditën e fundit”.

”Në bazë të raporteve të zbulimit, tre pushtues u vranë dhe katër të tjerë u plagosën”, thotë qendra e shtypit e Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës në një përditësim në facebook për ditën e sotme, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme