Forcat turke kërkojnë 26 emigrantë të zhdukur

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Të enjten ka vazhduar aksioni për kërkimin dhe shpëtimin e 26 migrantëve të padeklaruar, të cilët u zhdukën pasi varka e tyre u fundos afër Izmirit.

Deri tani janë nxjerrë kufomat e tetë personave, ndërsa aksioni për shpëtim sërish filloi në orët e hershme të mëngjesit.

Ekipe të rojës bregdetare janë angazhuar në aktivitete të kërkimit në det, ndërsa ekipe të xhandarmërisë dhe policisë për emigrantë kërkojnë në hapësirën tokësore.

Në tokë janë gjetur gjashtë kufoma, ndërsa në det dy, pasi në hapësirën detare të Karaburun-it u fundos një varkë me emigrantë të padeklaruar. Është shpëtuar një grua në bazë të rrëfimit të së cilës filloi kërkimi për 26 të zhdukur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme