Fordi shënon rritje të shitjeve në Kinë

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Fordi ka shënuar rritje të shitjeve në tregun e Kinës në muajin qershor, derisa industria e makinave po vazhdon rikuperimin nga goditja e shkaktuar nga COVID-19, raporton Reuters.

Prodhuesi amerikan ka shënuar rritje në shitje prej 7.7 për qind, krahasuar me një vit më parë, transmeton KOHA. Megjithatë nuk është bërë i ditur numri i automjeteve të shitura.

Modelet SUV të Fordit, përfshirë këtu Escape, Edge dhe Explorer po shiten shumë mirë dhe kanë kontribuuar në këtë rritje në muajt e fundit, thuhet në një komunikatë.

Jiangling Motors Corp, në të cilën Fordi ka aksione, përmes një dosje javën e kaluar ka bërë të ditur se ka shitur 39,192 automjete muajin e kaluar, një rritje prej 67 për qind.

Derisa rivali i Fordit, General Motors, ka thënë se shitjet e saj në Kinë kanë pësuar rënie prej 5.3 për qind ndërmjet muajve prill-qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme