Formacionet e mundshme të derbit: Manchester United – Manchester City

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Manchester United dhe Manchester City do të përballen në kuadër të gjysmëfinale së EFL Cup.

Djajtë e Kuq që po kalojnë nëpër një formë më të mirë se Citizens në këtë edicion, duan që të triumfojnë edhe në këtë duel.

Takimi mes dy rivalëve lokal do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin Old Trafford, e që tifozët do të kenë shansin të shikojnë një përballje titanësh.

Por, për këtë sfidë, Ole Gunnar Solskjaer do të jetë pa Edinson Cavanin që është i suspenduar, Phil Jones, Victor Lindelof e Marcos Rojo, janë të lënduar.

Në anën tjetër, Pep Guardiola do të ketë mungesat si, Ederson, Gabriel Jesus, Eric Garcia dhe Kyle Walker, që janë të infektuar me coronavirus, derisa Aymeric Laporte është i lënduar.

Unitedi shihet si favoritë për të fituar këtë duel ndaj Citizens me vetëm një gol dallim.

Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit: Henderson; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw; McTominay, Fred, Pogba; Fernandes; Rashford, Martial.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme