Uruguai do ta kërkojë fitoren dhe kualifikimin në fazën tjetër në ndeshjen kundër Arabisë Saudite.
Uruguaianët e fituan ndeshjen e parë ndaj Egjiptit duke shënuar në minutat e fundit.
Trajneri Washington Tabarez ka zgjedhur për ta udhëhequr sulmin dyshen Edinson Cavani – Luis Suarez.
Në mesfushë do të jenë Bentacur dhe Vecino, pasi fitorja do të kërkohet, sepse siguron kualifikimin tutje.
Në anën tjetër Arabia Saudite do të mbështet te lojtarët që janë në La Liga.
Uruguaianët janë të favorizuar në këtë ndeshje, ndërsa pritet zhbllokimi i dyshes së sulmit, Suarez-Cavani.
Uruguai: Muslera, Gimenez, Godin, Varela, Sanchez, Bentancur, Rodriguez, Suarez, Vecino, Cavani, Caceres
Arabia Saudite: Alowais, Osama, Ali, Alburayk, Salman, Hatan, Yasser, Otayf, Taiseer, Salem, Fahad.