Analisti politik, Nexhmedin Spahiu nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka bërë një parashikim se si do të dukej qeveria e ardhshme me në krye të saj liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Spahiu, duke e vendosur Kurtin në krye të qeverisë, ka thënë se zv/kryeministër dhe M. jashtëm dhe integrimeve Evropiane dhe Diasporës ( të integruara), do duhej t’i takojnë deputetit të LDK-së, kujtim Shala.
Postin e kryeparlamentarit, thotë Spahiu, do duhej ta merrte shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Kurse, ministria e Drejtësisë, shkruan ai, duhet t’i takojë VV-së e cila do të udhëhiqej nga Sami Kurteshi.
Shkrimi i plotë:
Qeveria Albin Kurti
1.Kujtim Shala – zv/kryeministër dhe M. jashtëm dhe integrimeve Evropiane dhe Diasporës (3 ministri te integruara) (LDK)
2. Nenad Rašić – zv/kryeministër dhe M. Ambientit (Opozita Serbe e Bashkuar)
3. Sami Kurteshi – Drejtësia (VV)
4. Besnik Bislimi Bislimi – Financat (VV)
5. Prof.Dr.Jahja Kokaj- Arsimi (VV)
6. Donika Gashi -Kultura (VV)
7. Xhelal Sveçla- Brenshme (VV)
8. Albulena Haxhiu – Infrastruktura (VV)
9. Arban Abrashi – Mirëqenies Sociale (LDK)
10. Anton Quni – FSK (LDK)
11. Hykmete Bajrami – Tregetise dhe Industrise dhe Zhvillimit ekonomik (2 ministri te integruara) (LDK)
12. Lirije Kajtazii – Administratës Publike dhe Administrimit të pushtetit Lokal dhe kthimit e komuniteteve (3 ministri të integruara) (LDK)
13. Rada Trajković – Shëndetësisë (Opozita Serbe e Bashkuar)
14. Rasim Demiri-Bujqësisë (Vakat).
Kryetar Parlamenti: Avdullah Hoti