UEFA ka njoftuar të hënën se ka miratuar ndryshimet në formatin e Ligës së Kampionëve që do të hyjnë në fuqi nga sezoni 2024/2025. Por, sipas “La Gazzetta dello Sportit”, këto ndryshime mund të ndodhin para vitit 2024.
Kjo mund të ndodhë pas kaosit që është shkaktuar nga tentativat për të formuar Superligën Evropiane, e cila pothuajse ka dështuar për momentin.
Me formatin e ri, në Ligën e Kampionëve do të marrin pjesë 36 skuadra, katër më shumë se sa ishin.
Ndeshjet nuk do të zhvillohet në fazën e grupeve, por si një kampionat.
Tetë vendet e para kalojnë në fazën e eliminimit direkt, ndërsa çdo klubi do t’i garantohen nga 10 ndeshje.
Do të ketë edhe vende të reja për klubet elitare që dështojnë të kualifikohet, ndërsa ekipet që janë poshtë tetë vendeve të para do ta kenë një mundësi përmes plejofit që të sigurojnë kualifikimin në rundin e 16 më të mirave.
Me sistemin e ri, UEFA po planifikon që të rrisë buxhetin në 6 miliardë euro.