Klubet kryesore të Evropës po bëjnë presion për ndryshime në garën më të madhe të futbollit evropian.
Këto klube shpesh kanë kërcënuar me prezantimin e një Superligë Evropiane që do të rriste të ardhurat financiare dhe interesimin e shikuesve.
Shumë klube kanë shkuar tashmë tek UEFA duke bërë përpjekje për të arritur një marrëveshje, duke krijuar një situatë të ngjashme sikurse në vitet 1990, ku pastaj më në fund u krijua Liga e Kampionëve që është aktualisht.
Nëse projekti do të realizohej, natyrisht do të kishte një efekt në kampionatet vendore nga vijnë klubet.
Klubet kryesore duan të vazhdojnë me garat e tyre në kampionat, por përparësi mbetet akomodimi në Superligën e re.
Kjo do të nënkuptojë zvogëlimin e numrit të klubeve në garat kampionate ose nevojën për formate të reja.
UEFA dhe FIFA gjithmonë kanë mbështetur idenë që ligat të mos kenë më shumë se 18 skuadra dhe ky është propozimi që ata kanë bërë për çdo garë të re.
La Liga është një nga kampionatet që gjithmonë ka qenë kundër zvogëlimit të numrit të skuadrës (20).
Mundësia e grupeve me nga gjashtë ekipe
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i kupton shqetësimet e klubeve, por synon të prezantojë një format të ri të Ligës së Kampionëve në verën e vitit 2024.
Ndryshimi që do të behët do të sjellë më ndeshje, me grupe me nga gjashtë skuadra (10 ndeshje minimale në grupe) me 36 skuadra pjesëmarrëse në vend të 32 që janë aktualisht.
Formati nuk është përfundimtar megjithatë dhe mund të rregullohet në muajt e ardhshëm.
Problemi kryesor është sa i përket parave. Shuma aktuale e çmimit të fituesit të Ligës së Kampionëve është 110 milionë euro, larg nga 500 milionë që supozohet të ketë fituesi i Superligës së Evropës.
Oferta aktualisht është në tavolinë dhe nëse arrihet një marrëveshje, shkurtimi i kalendarit në kampionatet aktuale do të jetë e domosdoshëm.