Formimi i Ushtrisë së Kosovës, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Mediat amerikane i kanë kushtuar një vëmendje të madhe krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Më 14 dhjetor me fillim prej orës 10:00, do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së, shkruan lajmi.net.

Në këtë seancë pikë e rendit të ditës është: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mediat amerikane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë formimit të ushtrisë së Kosovës, por edhe deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë ka deklaruar se ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë, transmeton lajmi.net.

Së fundi, “The Washington Post” i ka dhënë hapësirë kësaj deklarate, duke shtuar edhe informatën se ligjvënësit në Kosovë, të premten e 14 dhjetorit do t’i japin dritën jeshile ligjeve që i japin FSK-së, mandatin e Forcës Mbrojtëse.

Ky medium e citon agjencinë e lajmeve Associated Press, e cila më parë publikoi lajmin.

Po ashtu lajmi mori dhenë edhe nga ABC News, WGEM, Charlotte Observer, e të tjera.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje formimit të ushtrisë së Kosovës, duke premtuar edhe një ndihmë prej 10 milionë eurosh në makineri, derisa vendet evropiane janë ende skeptike nëse Kosova duhet ta marrë një hap të tillë.

Kujtojmë se më 14 nëntor në ditën kur do të mbahet seanca plenare e Kuvendit për transformimin e FSK-së, po atë ditë në ora 17:00 në Ministrinë e FSK-së do të mbahet edhe ceremonia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme