Formimi i Ushtrisë së Kosovës, i papranueshëm për Serbinë

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 12:25 | Nga

Ministri serb i Mbrojtjes Aleskandar Vulin sërish është deklaruar kundër formimit ë Ushtrisë së Kosovës.

Ai, siç njofton kumtesa nga ministria që e udhëheq, me kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s gjeneralin Peter Pavel ka folur për situatën politike e të sigurisë në rajon, bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n si dhe me bashkëpunimin e Ushtrisë së Serbisë me KFOR-in, transmeton Koha.net.

“Formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm jo vetëm për shkak se në fuqi është Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, por edhe për shkak se vetëm forcat e KFOR-it bëjnë garantuesin e sigurisë së qytetarëve në Kosovë dhe me këtë rast falënderoj N ATO-n me pjesëmarrjen dhe praninë e vet të përhershme atje”, citon b92 të ketë thënë Vulin.

Ai ka shtuar se popullata serbe në Kosovës ka besim në KFOR dhe tek ai sheh garantuesin e vetëm të sigurisë së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme