Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për themelimin e grupit punues teknik me qëllim të zhvillimit të Minierës së Re të KEK-ut.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, tha se krahas ndërtimit të termocentralit kërkohet edhe zgjerimi i burimeve minerare, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se në kuadër të kësaj kërkohet që të themelohet grupi punues për minierën e re.