Qeveria e Kosovës, ka votuar për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik mbi efektet e dukshme të duhanit, duke shtuar se gjatë inspektimit do të ketë zero tolerancë.
Kurse, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se ligji mbi mbrojtjen e duhanit është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013 por që asnjëherë nuk është marrë përsipër.
Ai tha se qeveria aktuale është duke marrë aksione për uljen e duhanpirësve, ndërkaq ky vendim u miratua nga të gjithë ministrat.