Qeveria e Kosovës ka aprovuar Propozim-vendimin për fillimin e fushatës kundër përdorimit të Narkotikëve dhe Formimi i Task-Forcës kundër narkotikëve dhe siguri në shkolla, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Task Forcës është emëruar, Avdullah Hasani ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale ka emëruar Drejtorin e Policisë së Kosovës Rashit Çalaj.
Kjo është Task-Forca e parë e nivelit të tillë që është themeluar. Fushta ka filluar duke pasur parasysh raportimet për numrin e madhe të përdoruesve të narkotikëve te të rinjtë dhe problemet e sigurisë në shkolla.
Në këtë mbledhje Qeveria ka tërhequr nga rendi i ditës miratimin e memorandumit të bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës për zhvillimin e përbashkët të projektit “Prishtina e Re”.
Kjo për shkak se kryeministri Ramush Haradinaj konsideroi se ka ende për tu punuar dhe shqyrtuar për këtë pikë.