Të gjithë ata që hyjnë në Zvicër, përveç me makinë, kërkohet të plotësojnë një formë elektronike përpara se të hyjnë nga 8 shkurti e tutje, transmeton albinfo.ch.
Masa u njoftua të mërkurën, më 28 janar, nga Qeveria Zvicerane.
Të gjithë që hyjnë me aeroplan, anije, autobus dhe tren – por jo me makinë – do të kërkohet të plotësojnë formularin elektronik të hyrjes.
Sipas këshillës zyrtare të qeverisë në lidhje me kërkesën e re, “kjo do të thotë që infeksionet mund të gjurmohen më shpejt dhe më lehtë dhe zinxhirët e infeksionit mund të prishen herët”.