Forumi Ekonomik B2B – Konsiderohet mundësi e mirë për sjelljen e investimeve nga Arabia Saudite

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 11:05 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite, kanë organizuar të enjten Forumin Ekonomik B2B më të madh në mes të dy vendeve. Pjesë e delegacionit nga Arabia Saudite, ishin mbi 50 top biznese nga sektorë të ndryshëm, të cilët do të shikojnë mundësitë e investimit dhe partneriteteve të biznesit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sektorët në këtë forum janë: IT dhe trajnime, hotelieri dhe shërbime të turizmit, patundshmëri, prodhim dhe përpunim i plastikës, gastronomi, shëndetësi, prodhim dhe përpunim i ushqimit, logjistikë, prodhim nafte dhe gazi, edukim dhe automobilistikë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se në hartën politike të Kosovës ne jemi shteti me popullsinë më të madhe, ku kemi kaluar nga një sistem në tregun e lirë.

“Rreth 2 milionë banorë që kemi në Kosovë kemi edhe diasporën duke na ofruar kohezionin të orientohemi më shumë në të ardhmen. Një numër i madh në shumicë absolute janë multilingual që është një avantazh i madh për investitorë nga vendet e huaja, tha ai.

“Politika fiskale e bën Kosovën një vend që ofron mundësi të shumta. Kosova nuk ndikon asgjë në lëvizjen e lirë të kapitalit, përveç resurseve të shumta. E përsëris edhe njëherë se kapitali është një mundësi e madhe, norma statusore në korporata është vetëm 10 për qind, duke ditur rëndësinë e investimeve të juaja ne kemi nënshkrime të shumta me shtete tjera, përfshirë këtu edhe Arabinë Saudite”, deklaroi Rafuna.

“Përmes zhvillimit të kapaciteteve, arbitrazhit ODEK, mbi 75% e tregut bankar është në pronësi të bankave ndërkombëtare. Jemi një shoqëri që e çmon lirinë por jemi të vetëdijshëm për zhvillim të kësaj lirie, Kosova ofron shumë mundësi, iu ftoj për partneritet për rrugëtim të suksesshëm së bashku”, tha Rafuna.

Ndërsa, Hassan Al Husaizi, kryetar i FSCC nga Arabia Saudite u shpreh se shteti i tij synon bashkëpunimin me Kosovën, sa i përket ekonomisë globale dhe sipas tij është i nevojshëm ky bashkëpunim.

“Qeveria kujdestare e dy haremeve iu ka kushtuar vemendje bashkëpunimit me vlera të përbashkëta islame dhe të arrijmë arritje në ekonominë globale. Arabia Saudite është një nga vendet e para që e njohu Kosovën në prill të vitit 2009, që nga inaugurimi me dy vendet marrëdhëniet me Kosovën kanë bërë rritje në bashkëpunim për çështje të përbashkëta që rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes në vitin 2008. Ky muaj ka dëshmuar një shtysë të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike tregtare për dy vendet, duke hapur rrugën drejt bashkëpunimit dhe duke rënë dakord për nënshkrimin e një marrëveshje saudite-kosovare, rritja e vëllimit mes shkëmbimit mes dy vendeve është një mbështetje e fuqishme mes dy vendeve shkëmbimi tregtar është modest, duhet nevoja urgjente për të njohur mundësitë e biznesit pëe dy vendeve si dhe për të arritur bashkëpunim për interesa të përbashkëta. Duhet të avancojmë shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, mbështes  gjithashtu edhe iniciativën e  tyre”, deklaroi Al Huwaizi.

Kurse, Kryetari i Këshillit të Biznesit Arabia Saudite-Kosovë, Albdulrahman Al Mufarreh, tha se në Kosovë është një ekonomi modeste me ndihmën që të organizohemi dhe të iu ndihmojmë shteteve tjera. Shpreson se mes komuniteteve bizneseve në Evropën Juglindore të punojmë për arritjen e sukseseve të përbashkëta.

Të ngjashme