Forumi për Financim të Qëndrueshëm – Bankat t’i përshtasin shërbimet me çështje mjedisore, sociale e qeverisjen

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 11:38 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Forumin për Financim të Qëndrueshëm është diskutuar në lidhje komponentët e domosdoshme të financave të qëndrueshme, ku morë pjesë ekspertë të fushë e përfaqësues të organizatave të rëndësishme financiare, raporton Ekonomia Online. Blerim Terziqi, ushtrues detyre i drejtorit në Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare në BQK, tha se janë duke hartuar një strategji në lidhje me rreziqet mjedisore.

“Kemi dy kanale që mund të ndikojnë në stabiliteti tonë financiar. Ne jemi duke hartuar strategji e BQK-së në lidhje me rreziqet mjedisor të vitit 2023. Do të ndryshojmë listën e parimeve që duhet të përfshinë ne raportimin e riskut financiar, pastaj treguesit financiar, panelin e gjelbër në të cilin duhet të raportohet rregullisht. Pastaj ekspozimi i bankës ndaj rrezikut”, tha ai.

Suat Bakkal, kryeshef Ekzekutiv i Bankës Kombëtare Tregtare dhe Kryetar i Bordit të ShBK-së, tha se bankat duhet që të vetëdijesohen për sistemin ESG që pastaj t’i përshtatin edhe klientët me këtë.

“Me të vërtetë unë mund të kategorizoj vetëdijesim në dy, si ai vullnetar dhe obligativ. Ne jemi në vullnetar për momentin. Kjo iniciativë është dëshmi që ne mundohemi që të bëjmë vetëdijesim. Veprimet vullnetar mund të marrin kohë më shumë. Duhet që të marrim veprime të shpejta. Për vetë bankat është e rëndësishme që të kuptohet roli i tyre. Bankat duhet që të vetëdijesohen për ESG, duhet të përshtatemi që t’i trajtojmë klientë me pritjet tona. Nuk mundet që vetë regjioni të ja dal pa mbështetjet ndërkombëtare”, tha ai.

Caroline Bright, këshilltare Udhëheqëse Rajonale e ESG nga IFC, tha se po e ndihmojnë Bankat Qendrore, e institucionet e tjera që të ngrisin vetëdijen për praktikat e ESG, pra për mjedisin, çështje sociale e qeverisjen.

“Financat e qëndrueshme përbehen nga aspekte të ndryshme. Të kuptuarit e këtyre aspekteve nuk është në nivelin e duhur. IFC mund të ndihmojë që të kuptohet kjo më mirë duke ofruar këshillime ndaj klientëve tanë. Ne punojmë me Bankat Qendrore, me sektor e ndryshme në ngritje të vetëdijes për praktikat e ESG. ESG është e përbërë nga aspektet e ndryshme, ESG nuk është vetëm një gjë që i prek pasqyrat financiare. Kjo ka të bëjnë me rrezikuar e sektorit financiar me rrezikun nga ndryshimet klimatike, kjo është vetëm njëra”, tha ajo.

Ismael Ahmad Fontan, specialist i Lartë i Sektorit Financiar nga Banka Botërore, tha se e shohim qasjen e tyre në të tri blloqe, e para sipas tij, është roli i sektorit bankar, e dyta roli që Banka Qendrore ka dhe e treta autoritet publike.

Ai tha se janë duke parë miratim të strategjive të gjelbra në vende të ndryshme ku po respektohen standardet dhe që kjo të ndodh edhe në Kosovë e që kjo sipas tij, do të ketë impakt në rajon.

Me pjesëmarrjen e mbi 140 personaliteteve nga e gjithë bota, për herë të parë në Prishtinë është mbajtur Forumi për Qëndrueshmërinë në Financa, raporton Ekonomia Online.

Ky forum organizohet nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës, Rrjeti për Qëndrueshmërinë e Bankave dhe Financave dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare, anëtare e grupit të Bankës Botërore, në partneritet me Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike.

Të ngjashme