Një çift nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara lindën fëmijë të personave të panjohur, pasi u është dhënë embrioni i gabuar nga një klinikë fertiliteti gjatë procedurës së njohur si IVF, thuhet në një padi.
Përktheu: Nasuf Abdyli
Daphna dhe Alexander Cardinale thonë se në shtator të vitit 2019 u lindi një vajzë që nuk dukej aspak si ata, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Pas një testi të ADN-së, ata e gjetën çiftin që ishin prindër të vajzës dhe së bashku vendosën që t’i ndërronin vajzat.
Procedura IVF bëhet duke i bashkuar qelizat vezë të një gruaje me spermën e një mashkulli në laborator para se embrioni të futet në mënyrë artificiale në mitrën e gruas.
Çifti e ka paditur Qendrën për Shëndet Riprodhues në Kaliforni si dhe laboratorin “In VitroTech Labs”. Në padi ka akuza për praktikë negative mjekësore, neglizhencë dhe fshehje mashtruese. Asnjëra kompani nuk i është përgjigjur kërkesës së BBC-së për koment.
Zonja Cardinale tha se asaj i është plaçkitur aftësia për ta bartur në bark fëmijën e saj. Në padi thuhet se babai u befasua, kur pa se vajza kishte lëkurë dukshëm më të errët se prindërit.