Një fotografi e rrallë e fëmijëve të familjes së Jashari, që u vranë në luftën e fundit në Kosovë, dhe e vetmja e mbijetuar është Besarta Jashari.
Beteja nisi në mëngjesin e 5 marsit 1998, kur serbët mësynë në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz. Sulmi mbi Jasharajt nisi rreth orës gjashtë të mëngjesit, kur forcat policore dhe ushtarake serbe në fillim sulmonin nga të gjitha drejtimet.
Në këtë Betejë, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja ranë heroikisht në 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.