Fotografi Krasniqi hap ekspozitë me 24 fotografi për nderë të 24-vjetorit të eksodit “Bllaca 99”

Bllacë | 10 Pri 2023 | 14:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

24 fotografi për nderë të 24-vjetorit të eksodit “Bllaca 99”, fotografi Asllan Krasniqi ka hapur të hënën ekspozitën e tij, ku pasqyron largimin masiv të mijëra shqiptarëve nga Kosova për në Maqedoni të Veriut, raporton Ekonomia Online.

Për Ekonomia Online, Krasniqi ka rrëfyer me emocione për kohën kur i ka shkrepur këto fotografi. Thotë se sa herë i shikon ato, i duket sikur është kthyer në kohë.

“Domethënien e kanë se sot është 24 vjetori i çlirimit dhe kam ardhur me 24 fotografi. Dhe e kam shfrytëzuar rastin të jem këtu në Qendrën Përkujtimore të Bllacës. Është e dhimbshme një kohë shumë e dhimbshme, kam shumë emocione me fol për atë kohë se edhe kur i shoh fotografitë dhe flasë për këto fotografi unë kthehem aty në vend ku kam qenë, nuk mund t’i harroj, emocionet janë shumë të larta. Unë mund të them se të gjitha këto personazhe janë të njëjtë, me të njëjtën vuajtje nuk mund të them se kjo është më pak apo më shumë, të gjitha janë të njëjta”, u shpreh ai.

Krasniqi thotë se më shumë dëshirë do donte t’i takonte ndonjërin nga personazhet e këtyre fotografive, por që deri më tani nuk ka arritur ta takojë ndonjërin.

Ai tregon se nga se si në një ekspozitë në Rahovec, kishte arritur t’i takonte disa qytetarë që i kishte fotografuar gjatë luftës.

“Fatkeqësisht jo. Shumë, shumë do të doja, bile po ua tregoj një rast nëse doni, më 24 mars kam pasur një ekspozitë në Rahovec edhe atje isha me 24 fotografi, simbolika ishte më e madhe 24 fotografi, 24 vjetori i çlirimit, 24 vjetori i fillimit të bombardimeve edhe me 24 fotografi, atje kam takuar disa vetë që i kam fotografuar, ka qenë shumë emocionale dhe kanë ardhur familjarisht, një person që e kam fotografuar atëherë tash në moshë  mjaft të avancuar, diku 80 e sa vjet, edhe ka qenë shumë bukur, kështu që mezi nuk pres të takojë njerëz që i kam fotografuar”, u shpreh tutje Krasniqi.

Të ngjashme