Imazhet e horrorit, dëshpërimit dhe durimit heroik gjatë Lufterave të Jugosllavisë të fotoreporterit Wade Goddard u shfaqën në gazeta dhe revista kudo në botë.
Por ai mezi kishte mundur të përqendrohej në një skenë të tmerrshme të kapur në një libër të ri për një prej konflikteve më brutale, atë të Luftës së Kosovës, shkruan New Zealand Herald.
I ardhur në mëngjes në një pyll afër një fshati të Kosovës, ai kishte parë pasojat e vrasjeve masive, përfshirë të grave dhe fëmijëve.
Një nga ato pamje është ajo e trupave të plandosur në tokë, të cilët ishin pjesërisht të mbuluara me shkurre.
Goddard thotë që ato janë [pamjet] e një nëne dhe fëmijëve të saj pesë dhe shtatë vjeçarë, të qëlluar teksa po tentonin të iknin.
“Ishte aq keq saqë nuk mundja të [fokusohesha]”, thotë Goddard nga shtëpia e tij në Dubrovnik të Kroacisë.
“Disi ngrita aparatin lart dhe…klikova, klikova”.
“Por e kalova kohën më të madhe i ulur në pyll, i ulur nën një dru, në horror dhe mosbesim nga e tëra ajo. Ishte deri atëherë gjëja më e keqe që e kisha parë në Kosovë”.
Goddard, 49 vjeçar, ishte një prej fotografëve të parë të huaj në ngjarje për luftën relativisht të shkurtër por të përgjakshme të Kosovës, mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë.
Libri i tij shënon 20 vjet që prej fillimit të luftës, nga shkurti i 1998-ës e deri në qershor të 1999-ës, që llogaritet të ketë marrë 10 mijë jetë dhe t’i ketë zhvendosur një milion njerëz.
Libri po ashtu dokumenton vargun e refugjatëve në këmbë, traktorë dhe madje edhe karroca; të zimbajtësve në funerale masive; të fshatarëve që riktheheshin në shtëpitë e rrafshuara.
Por po ashtu parqet kurajon dhe përballimin, si atë të plakës 94 vjeçare të ulur në hijen e degëve të një druri dy muaj pasi që i ishte shkatërruar fshati.
Dhe të një rrethi fëmijësh të kapur për dore teksa po qeshnin në kampin e refugjatëve.
Ai i mbuloi luftërat si fotograf i pavarur për Reuters, The New York Times dhe Newsweek.
Pas luftës, ai qëndroi në qytetin e Dubrovnikut, ku tashmë jeton me gruan e tij, Ninën, e mbijetuar e Rrethimit të Sarajevës, dhe bijën e tij, Rea, trevjeçare.
Aty bashkë me një mik ai ka themeluar Galerinë “War Photo Limited” më 2003.
Ekspozita aktuale në Dubrovnik e cila do të mbahet deri në fund të tetorit, shfaq 60 fotografi nga libri i Goddard-it, “Lufta e Kosovës”.