Gazetarja amerikane Euna Lee derisa përqafon bashkëshortin dhe vajzën e saj, pasi kishte qenë e arrestuar për dy muaj në Korenë Veriore.
Punëtorët shëndetësorë shëtisin nëpër rrugët e një qyteti të shkatërruar pas një tërmeti në Hanwang të Kinës.
Vogëlushja përqafon dhe ledhaton kotelen e saj e cila u gjend e gjallë në rrënojat e shtëpisë së saj, pas një tërmeti në Indonezi.
Një anëtar i ekipit të kërkimit dhe shpëtimit ngushëllon një grya pasi uragani ka shkatërruar shtëpinë e saj.
Burri përqafon qenin e tij që u shpëtua nga zjarri që ra në shtëpinë e tij.
Christina Ripp dhe Loraine Gonzales e ekipit të basketbollit paralimpik të SHBA-ve festojnë pasi kanë fituar ndeshjen për medaljen e artë në lojën e basketbollit me karroca, kundër Gjermanisë.
Një burrë dhe një grua përqafohen në çati pasi Uragani Katrina goditi Shën Bernard Parish, Luiziana.
Dy djemtë në funeralin e ushtarit që vdiq në Afganistan.
Sigifredo López, një avokat dhe politikan, vrapon për të takuar djalin e tij pasi u lirua si rob i mbajtur në Kolumbi. Ai ishte mbajtur për shtatë vjet.
Vëllau nga Koreja Jugore përqafon vëllaun nga Koreja Veriore. Ata nuk ishin takuar qysh nga Lufta Koreane.
Këta dy qenë, Kalu dhe Kiru, të cilët nuk kishin pronarë, duhej të vraheshin. Ky përqafim shpëtoi jetën e tyre – dikush e postoi këtë fotografi në Facebook, dhe brenda disa orësh një familje doli vullnetare për t’i marrë ata.
Natalya Kozak, e cila jeton në New Jersey, përqafon motrën e saj Melaniya Babenko. Ato ishin ndarë nga njëra-tjetra në Luftën e Dytë Botërore, shtatëdhjetë vjet më parë.