Ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë, përveç mijërave njerëz nga bota, nga afër e kanë përcjellë edhe disa nga përfaqësues të politikës shqiptare.
Në ceremoni, të pranishëm, përveç përfaqësuesve nga Shqipëria (Sali Berisha dhe Lulzim Basha) dhe jo vetëm, kanë qenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe shumë të tjerë.