Oscar Valdez e përmbushi ëndrrën jetësore të shtunën në mbrëmje duke u bërë kampion i botës në peshën e pendës në WBC, pasi e mposhti Miguel Bercheltin.
Megjithatë, ajo që u veçua nga kjo mbrëmje ishte përulësia e Valdezit, transmeton Gazeta Express.
Goditja e cila ia fitoi atij luftën ishte brutale dhe kishte caste shqetesimi për mirëqenien e Bercheltit.
Valdezi shkoi afër dhe u ul në gjunjë pranë Bercheltit, ku ai po trajtohej ulur në një karrige.
Ai bisedoi me të për disa minuta duke treguar respekt dhe shqetësim për të.
Valdez e tregoi anën e tij njerëzore edhe në Instagram më vonë, ku shkroi: “Dëshiroj t’ia uroj të gjitha të mirat mikut tim Brechelt. Jam i sigurt se ai mund të bëhet kampion bote përsëri, sepse është luftëtar i mirëfilltë”.
“Asgjë pos respektit për të. Shpresoj se do të rikthehesh së shpejti në ring, kampion”, shtoi ai.