Pak para fillimit të seancës ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, dera e shtëpisë së tij ishte e mbyllur. Për dallim nga e mërkura kur u bastis shtëpia e Krasniqit, sot mbretëronte qetësia.
Fqinjët e parë të Jakup Krasniqit u shprehën të revoltuar për arrestimin dhe gjykimin e tij.
“Ka luftuar për popull”, tha njëri prej tyre.
Ata thonë se nuk kanë njohur njeri më të mirë se Krasniqi.
“Jakup Krasniqin e njohim para 10 vjetëve, është vështirë me gjet kojshi më të mirë”, thotë tjetri.
Ish-zëdhënës i UÇK’së Jakup Krasniqi, në seancën e parë para trupit gjykues të Gjykatë Speciale, u deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ai deklaroi se UÇK ishte ndërmarrje çlirimtare e jo kriminale siç thuhet në aktakuzë, ndërsa nënvizoi se nuk është as mysliman e as katolik por është shqiptar.