Franca ka dërguar shtatë ekspertë ushtarakë për të hetuar sulmet e kësaj fundjave në objektet e naftës saudite, përfshirë specialistë eksplozivësh, raketash dhe sistemesh mbrojtjeje tokë-ajër, tha një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes.
Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, gjithashtu njoftoi për dërgimin e ekspertëve.
Ai tha se se një pretendim nga rebelët Houthi të Jemenit, që ata ishin përgjegjës për sulmin ndaj objekteve të naftës saudite, nuk ishte “shumë i besueshëm”.
Më 14 shtator, ndodhën disa sulme në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.
Përgjegjësinë e morën rebelët Huthi në Jemen që gëzojnë mbështetjen e Iranit.
Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin për sulmet përderisa ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka prezantuar disa mbetje të dronëve dhe raketave, që sipas saj dëshmojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e fundjavës.
Irani ka mohuar çfarëdo përfshirje dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret kundër secilës përgjigje ushtarake kundër tij, transmeton REL.