Franca dhe Kroacia të gatshme të ndihmojnë Kosovën në shëndetësi

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 14:37 | Nga

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, priti sot në takime të ndara Ambasadorin e Ferancës në Kosovë, Didier Chabert dhe Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Në këto takime, Ministri Ismaili i ka falënderuar ambasadorët Chabert dhe Kapitanoviq për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës këto dy shtete respektive në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.

Gjithashtu, në takime është shprehur gatishmëria e Francës dhe Kroacisë për vazhdimin e përkrahjes në ngritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës dhe për arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme