Franca do ta dërgojë sërish ambasadorin në ShBA

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Franca do ta dërgojë ambasadorin e saj sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e ardhshme.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se ka rënë dakord me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, që kjo të ndodh, kjo për të parandaluar një mosmarrëveshje diplomatike.

Javën e kaluar, Franca i ka tërhequr ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia duke e akuzuar Bidenin se i kishte goditur me thikë pas shpine, kjo pasi Australia anuloi një kontratë prej 40 miliardë dollarësh me Parisin për blerjen e nëndetëseve dhe zgjodhi nëndetëset amerikane në vend të saj.

Një bisedë telefonike është realizuar të mërkurën mes Biden dhe Macron, ata kanë rënë dakord që të fillojnë konsultimet e thella për të rindërtuar besimin, thanë nga zyra e Macron dhe Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të përbashkët. Macron dhe Biden do të takohen në Evropë në fund të tetorit.

“Të dy udhëheqësit ranë dakord se situata do të kishte përfituar nga konsultimet e hapura midis aleatëve për çështje me interes strategjik për Francën dhe partnerët tanë evropianë,” thuhej në deklaratë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme