Franca do ta zbatojë taksën mbi të ardhurat dixhitale

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se Franca do të taksojë gjigantët e teknologjisë në nivel kombëtar edhe sikur Bashkimi Evropian të mos e bëjë atë.

Ditë më parë, ministrat e Financave të vendeve të Bashkimit Evropian dështuan të pajtohen për një taksë mbi të ardhurat dixhitale, pavarësisht një plani të minutës së fundit nga Gjermania dhe Franca për të shpëtuar propozimin.

“Marsi do të jetë afati i fundit i zbatimit të një takse dixhitale. Nëse nuk arrihet, atëherë do ta zbatoj në nivel kombëtar”, tha Le Maire për France 2.

Tërheqja e Brukselit ishte goditje e rëndë për Emanuel Macron dhe qeverisjen e tij e cila ka investuar kapital të konsiderueshëm politik për këtë taksë.

Rënia e marrëveshjes është një goditje e rëndë për presidentin francez, Emanuel Macron dhe qeverinë e tij, e cila ka investuar kapital të konsiderueshëm politik për këtë taksë.

Kompanitë të cilat fitojnë nga reklamimi i Google dhe Facebook do të goditeshin më rëndë nga propozimi franko-gjerman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme