Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, ka konfirmuar se gjatë protestave të së shtunës do të angazhohen trupa ushtarake për të përforcuar forcat e policisë.
“Do të angazhojmë forcat Sentinelle, natyrisht, si zëvendësim për forcat e sigurisë së brendshme… kryesisht për të liruar policinë dhe xhandarmërinë nga detyrat e tyre, në mënyrë që të përqendrohen në ruajtjen e rendit”, tha Nuñez në Asamblenë Kombëtare të Francës, shkruan The Guardian.
Ai shtoi se reagimi ndaj çdo trazire do të jetë “i vendosur”.
Siç është raportuar më herët, kryeministri Sébastien Lecornu tha se prania policore gjatë fundjavës do të jetë “masive”, pasi qeveria synon rikthimin e menjëhershëm të rendit, pas trazirave të fundjavës së kaluar.