Franca e bën obligative bartjen e maskës në vendin e punës

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Nga dita e martë punëtorët në Francë do të jenë të obliguar ta mbajnë maskën në vendin e punës.

Kështu bëri të ditur ministrja e Punës në Francë Elizabeth Borne.

Këtë njoftim ajo e bëri gjatë takimit që pati me punëdhënësit dhe Organizatën e Punëtorëve të Francës, shkruan BBC.

Ky vendim merret pasi vendi ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID-19, vetëm në 24 orët e fundit atje janë shënuar mbi 3 mijë e 300 raste të reja me koronavirus.

Të ngjashme