Franca e zgjeron fushatën e vaksinimit edhe te personat mbi 70 vjet

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Franca ka rritur intensitetin e vaksinimit kundër COVID-19 gjatë fundjavës, ku personat e shëndoshë nga mosha 70-vjeçare e më lartë janë në listë për vaksinim, raporton agjencia AP.

Është krijuar një qendër e vaksinimit masiv në Velodromen Nacional në perëndim të Parisit, ku disa prej top-çiklistëve francezë stërviten.

Derisa çiklistët kanë stërvitur rreth shtegut të shtunën, mjekët dhe infermierët kanë garuar për të vaksinuar qindra persona që kishin termine për vaksinim.

Në mesin e atyre që mori vaksinën ishte Jean-Luc Moutet një 70-vjeçar që kishte rezervuar terminin në momentin kur Qeveria njoftoi se tash vaksina ka në dispozicion për persona nga mosha 70-vjeçare e tutje.

Nicole Beajuan është një 70-vjeçare tjetër që ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer/BioNTechut.

Ajo tha se ka marrë telefonatë nga autoritetet lokale duke e ftuar që të merrte vaksinën.

Ajo ka thënë se vaksinimi do t’ia mundësojë sërish që të përqafojë familjen dhe t’i kthehet jetës që e kishte dikur.

Asnjëri nuk e ka fajësuar Qeverinë për atë që kritikët e kanë quajtur ritëm të ngadalshme të vaksinimit në Francë.

Në fazën e parë të vaksinimit ishin përfshirë pjesa më e cenueshme e popullatës, përfshirë banorët në qendrat e kujdesit dhe personat me probleme shëndetësore që hynë në mesin e me të rrezikuarve nga COVID-19.

Në Francë deri tash janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës anti-COVID nga Pfizer, Moderna apo AstraZeneca, 7.7 milionë qytetarë.

Kjo është afro 15 për qind e gjithë të rriturve në Francë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme