Autoritetet franceze thonë se e kanë identifikuar komandantin e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, dhe se e dinë se Abdelhamid Abaaoud, i vrarë disa ditë pas sulmeve nga policia, ka luajtur një rol më të vogël në sulme.
Disa dokumente zyrtare të publikuara së fundmi citojnë dëshmi të Bernard Bajolet, shefi i sigurisë së brendshme franceze, të cilat ai i ka bërë në një hetim parlamentar sekret rreth aktiviteteve kundër terroriste në Francë më 24 maj të këtij viti.
Bajolet nuk ka treguar se për kë autoritetet mendojnë se ishte komandanti, apo nëse ai person jeton apo ka vdekur, raporton Reuters.
Abaaoud, ishte përshkuar fillimisht si lideri i sulmeve me armë dhe bomba në sallën e muzikës “Bataclan”, në restorantet dhe lokalet e Parisit, si dhe në stadiumit “Stade de France”, ku 130 njerëz u vranë.