Norvegji, sulmi në xhami hetohet si akt terrorist

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Një person i armatosur ka shtënë në Qendrën Islamike Al- Noor në Osllo të Norvegjisë të shtunën.

Policia e atjeshme ka deklaruar se ky rast është duke u hetuar si akt terrorist.

Të dyshuarin e ka ndaluar një person i cili ka pësuar disa lëndime.

BBC shkruan se më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit.

Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin.
Rune Skjold, udhëheqësi i operacionit policor tha se sulmuesi njihet si një person nga Norvegjia, i njohur për autoritetet, por që nuk ka pasur ndonjë të kaluar kriminale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme