Lionel Messi dhe Argjentina e kanë vazhduar festën e tyre edhe tre muaj pas përfundimit të Kupës së Botës, “Katari 2022”.
Albicelestët fituan 2:0 ndaj Panamasë në kuadër të një ndeshjeje të karakterit miqësor.
Ata në finale i kishin mposhtur francezët falë penaltive, pasi trileri në 120 minuta kishte mbaruar 3:3.
Messi bashkë me shokët e skuadrës iu bashkuan këndimeve : “Një minutë heshtje për Francën…ka vdekur”.