Kampionati botëror do të startojë më 15 qershor (e premte) në shtetin rus.
Tashmë kombëtaret kanë publikuar edhe lojtarët që do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze botërore.
Portali i specializur transfermarkt.de vazhdimisht po sjellin statistika të ndryshme sa i përket ekipeve pjesëmarrëse në Ruisa 2018.
Së fundi janë kalkuluar edhe shifrat e vlerësimeve të lojtarëve dhe në fund ka rezultuar se kombëtarja më e shtrenjtë është e Francës.
Kjo e fundit kushton në total 1.08 miliard euro duke lënë pas Spanjën me 400 milionë më pak, përkatësisht 1.04 miliard.
Dyshja ka lënë pas Brazilin me 950 milionë euro, Anglinë me 874 dhe gjermanët kushtojnë dy milionë më pak se anglezët.
Lista e kombëtareve
Franca: 1.08 miliard euro
Spanja: 1.04 miliard
Brazili: 950 milionë
Anglia: 874 milionë
Gjermania: 872 milionë
Belgjikë: 758 milionë
Argjentina: 708 milionë
Portugali: 468 milionë
Uruguai: 367 milionë
Kroacia: 341 milionë