Samiti i Parisit i paraparë që të mbahet më 1 korrik nuk do të mbahet.
Këtë e kanë konfirmuar nga kabineti i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për Radion Evropa e Lirë, transmeton Klan Kosova.
Në këtë samit ka qenë e parapara që të diskutohet rreth vazhdimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili ka qenë i ftuar nga Franca dhe Gjermania.
Ky samit ishte paralajmëruar pas mbajtjes së atij të Berlinit më 29 prill, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.