Franca krijon fond prej 100 milionë eurove për Ukrainën

Prishtinë | 08 Tet 2022 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Franca ka krijuar një fond, fillimisht prej 100 milionë eurove, për Ukrainën që të blejë drejtpërdrejtë armë dhe pajisje të tjera që i duhen në luftën kundër Rusisë.

“Ne po formojmë këtë fond të posaçëm, fillimisht prej 100 milionë eurosh, për të lejuar blerjen e pajisjeve që ne veccse kemi dërguar dhe që do të vazhdojmë ta bëjmë përsa i përket armëve mbrojtëse ”, tha Macron në Samitin e Pragës.

Ai shtoi se diskutimet po mbahen veçanërisht me Danimarkën që të dërgojë më shumë kamione ku montohen topat (CAESAR) në Ukrainë, pas 18 të tillë që Franca veç i ka dërguar.

“Franca ka dhënë ndihma ushtarake në Ukrainë që nga dita e parë me sisteme anti-tanke dhe sisteme individuale anti-ajrore”, tha Macron.

Ky fond i ri, tha ai, “do të lejojë punën me bazën e mbrojtjes së Francës” dhe “do të demonstrojë vullnetin tonë të veprojmë si evropianë dhe të bashkohemi në përpjekjen kolektive për të ndihmuar Ukrainën”, shkruan France24, transmeton Klankosova.tv.

Fondi i Francës do të rrisë dukshëm përkrahjen ushtarake të Francës në Ukrainë që deri tash ka arritur në 233 milionë euro, që është një shumë e vogël krahasuar me sa kanë dhënë aleatët e tjerë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin furnizuesi më i madh ushtarak në Ukrainë me ndihmën në vlerë prej 25 miliardë eurosh, derisa Britania ka dhënë armatim dhe pajisje të tjera ushtarake në vlerë rreth 4 miliardë euro si dhe Polonia me vlerë prej 1,8 miliardë eurosh.

Të ngjashme