Franca regjistron shtatë persona të vdekur dhe 998 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e kaluara, në Francë janë regjistruar 998 raste të tjera të coronavirusit.

Kjo ka bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 të rritet në 178336 persona.

Ministria e Shëndetësisë franceze deklaron se numri i vdekjeve është rritur në 30.172 në krahasim me 30.165 të regjistruar një ditë më parë, transmeton Telegrafi.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri i personave aktiv të infektuar me coronavirus ka rënë në 6,366, krahasuar me 6.482 që ishte një ditë më parë, dhe se numri i pacientëve në kujdes intensiv është zvogëluar.

Siç thuhet, 445 persona të infektuar u regjistruan në kujdesin intensiv sot, ndërsa 455 ishin një ditë më parë.

Ndryshe, 15 milionë njerëz në mbarë botën është raportuar se janë infektuar me virusin gjersa kanë ndërruar jetë mbi 618 mijë njerëz

Të ngjashme