Franca ka konfirmuar rastin e parë në vend me variantin e ri të COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se personi me nënshtetësi franceze kishte ardhur nga Londra më 19 dhjetor.
Ai ishte asimptomatik dhe aktualisht është në vetizolim, raporton BBC.
Varianti i ri i koronavirusit i cili është përhapur më së shumti në Britani, ka bërë që të merren një sërë masash ndaj këtij vendi nga të tjerat.
Franca kishte mbyllur kufijtë, por i hapi të mërkurën, duke u kërkuar udhëtarëve posedimin e testit negativ PCR.