Francë: Arrestohet shqiptari, theri për vdekje një 34-vjeçar

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Një shqiptar raportohet se është arrestuar nga policia në Francë.

30-vjeçari dyshohet se ka ther për vdekje një 34-vjeçar.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, dyshohet se shkak i konfliktit ishin çështjet fetare.

Viktima është gjetur pa shenja jete në dyshemenë e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 14 shkurtit.

Bëhet e ditur se një fqinj i viktimës e ka njoftuar policinë.

Në trupin e viktimës janë gjetur plagë në krahë dhe këmbë, dhe gjithashtu nga ekzaminimi bëhet me dije se ka marrë një plagë të madhe në pjesën e pasme të kafkës

Të ngjashme