Francë, evakuohet kampi i emigrantëve

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 13:22 | Nga

Policia franceze ka evakuar rreth 800 emigrantë të cilët jetonin nëpër >Në një deklaratë me shkrim nga prefektura Grande-Synthe thuhet se operacioni i evakuimit i cili ka nisur në orën 07.30 sipas orës lokale, ka përfunduar pa incidente.

Sipas lajmeve të mediave lokale, emigrantët të cilët ishin vendosur nëpër tenda dhe baraka në stacionin e trenit dhe përreth tij, pas evakuimit me autobusë janë dërguar në qendrat për emigrantë në rajon.Në operacion kanë marrë pjesë rreth 200 policë dhe afro 20 zyrtarë të zjarrfikësve, si dhe zyrtarët e byrosë për emigrantë, transmeton Anadolu Agency.

Emigrantët, shumica prej të cilëve kanë ardhur nga Iraku verior, njoftohet se pas hetimeve do të dëbohen apo do të nisin proceset për azil.

Refugjatët dhe emigrantët e parregullt që janë mbledhur në Grande-Synthe dhe përreth saj, po përpiqen për të kaluar në Britani të Madhe nëpërmjet rrugëve ilegale. Prefektura po intensifikon evakuimet për moslejimin e formimit të kampeve të tipit “jungle”, që u rrënua në fund të vitit 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme