“France Football” i ka kërkuar falje mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta.
Redaktori Pascal Ferre e shkroi një editorial me titullin “Na fal Andres”, në të cilin ata kërkuan falje për “anomalinë demokratike”. Iniesta ishte finalist në vitin 2010 por u mposht nga shoku i tij nga Barcelona, Lionel Messi.
“Iniesta e ka dëshmuar se truri është përfundimisht gjëja më e rëndësishme kur bëhet fjalë për kampionët”, shkroi Ferre.
“Talenti i Iniestas është të shpikë për të tjerët. Pa të, Messi do të lodhej shumë më shpejt në Barcelonë. Altruizmi i tij e ka privuar atë nga fitimi i çmimeve individuale”. Në mesin se emrave më të mëdhenj që mungojnë në listën e Topit të Artë, i tij është që vret më së shumti”, shkroi ai.