Qeveria franceze po planifikon të ndalojë inçestin për herë të parë që nga viti 1791.
Incesti aktualisht është i ligjshëm në Francë nëse nuk përfshihen fëmijët, por Adrien Taquet, Sekretari i Shtetit për Fëmijët, tha se qeveria do të quajë si krim marrëdhëniet seksuale mes të afërmve edhe nëse të dyja palët janë mbi moshën 18 vjeç.
Në një intervistë për AFP, Taquet tha: “Sido qoftë mosha, ju nuk mund të bëni marrëdhënie seksuale me babanë tuaj, djalin apo vajzën tuaj. Nuk është çështje moshe, nuk është çështje pëlqimi i të rriturve. Ne po luftojmë kundër incestit. Sinjalet duhet të jenë të qarta.’
Ai tha se donte që pragu 18-vjeçar për inçestin të rishikohej, duke thënë se ishte në favor të një shoqërie më të mirë.