Njerëzit po gjejnë mënyra të ndryshme për të mbajtur veten të argëtuar gjatë izolimit shkaku i Coronavirusit.
Një person në Francë ka vendosur të vazhdojë stërvitjet, duke e vrapuar një maratonë (42 kilometra e 195 metra) në ballkonin e tij 7 metra të gjatë, shkruajnë mediumet e huaja, transmeton Koha.net.
Elisha Nochomovitz mund të jetë i mbyllur në apartamentin e tij në Balma, në periferi të Toulouset, por ai prapë ka arritur të gjejë mënyrë për të vrapuar një maratonë të tërë për 6 orë e 48 minuta.
Ai e ka përshkruar këtë si sfidë fizike ashtu edhe mentale.
“Unë kam pasur mundësinë të dal jashtë e të vrapojë rreth bllokut, por po të mendonin të gjithë njëjtë, atëherë do të ishim shumë persona jashtë. Instruksionet kanë qenë të qëndrojmë në shtëpi dhe këtë e kemi bërë. Kam dashur të dëshmojë se nuk kemi arsyetim dhe po ashtu të mendojmë për gjithë stafin mjekësor që janë në vijën e frontit me këtë virus”, ka shkruar maratonisti francez në një postim në Facebook.
Elisha ka paralajmëruar se mund të vrapojë sërish maratonë në ballkon për të përmirësuar rekordin e vendosur.